>
LETERSISHQIP
Roberto Vebiu

I Venitur Pa Fuqi

O bote..! O jete thirrjesh mashtrimi
qe sot pa meshire me ke heq menjane
me perplas ne vorbulla trishtimi
e une vuaj pa force anembane.

O fat..! O erresire tinguj mizorie
pse e vrate gjumin lozonjar
qe me moret fuqine, fuqi pafundesie
me shuajtet shpirtin enderrimtar.

O magji..! O diell drite e venitur
sa shume dua t'ju shikoj
por ne rrjedh te arratisur
i zbrazet ndihem dhe kot jetoj.

O enderr..! O gjalleri stuhi fjalesh
te lutem fjalen me te bukur ju kerkoj
por ju si sundimtare terbime valesh
me dhate vec fjalen refuzoj.

O dhimbje..! O mendim zjarr i nxituar
i ri ne shpirt e floke zbardhur
qe gjarperon naiv dhe i mbivleresuar
iken e kur hap syte sapo ke ardhur.

O dituri..! O vezhgim i mjegullte ne qartesi
pse me mua sot ti luan
mendon se do bej marrezi
por prapeseprape kjo zemra vuan.

O yll..! O shprese pasqyre e pamundur
erresira, nxitimi ty te mundi
e sot s'je asgje je e humbur
rezultati nuk vonon per ne ky eshte fundi.