>
LETERSISHQIP

U Kërkua Dështim

Këmbëmarrë, kampion i vdekjes, në shtëpi
Ndjenjat fisnike, u bënë
armik
Farë, që s’besohet dashuria
Probleme,
të shumtat probleme
kapërcyen perceptimin e Gotës së Shenjtë
barrë sëmundjesh të rënda
mes, së pakufijshmes sprovë.
Tone të helmëta drekoj,
minuse të së ardhmes kohë
kush Judë, falas,
të shenjtën bukë helmoi.
T’ju predikoj mundohem, dashurinë.
Gjej, mes moçalesh,
zemra të ndrydhura.
Shtëpiza ime: “O shtëpizë”
vendqëndrim i përkohshëm.
Varr, që gjallon.
Rikthyen, dhimbje të mëdha,
arkëmortit vunë shpresën
turielë që harbon
zemrës sime, tek vdes!
Duhet, vetes t’i jap
puthjen tinëzare.
Dantja, notoi në shpirt të njeriut
Gëtja, përmbys, u rrek t’a jetoj
Shezar Valego, në goditje të varfërisë,
shpirtin pasuroi
Zot’, i gjithpushtetshëm,
zyrtarizon shëlbimin.
Minuta më vonë
Shtesë vdekësimi
rrahje të zemrës
të mund të luloj, besimi
thirrjet e trupit tim tek dëgjon
gllënjkën e vdekjes ofron
në formë mëshirimi.
E padukshmja, s’trajtohet
vetëdijen analizon.
Ndjej hapat e vdekjes
tek largohen mes dhimbjesh
Mesnetësh, morri kujtimesh,
shoqërojnë shkretimin.
Zoti, do të na befasojë – lutem..
në shenjë mirënjohjeje, të ringjalljes së dytë!
Shqipëroi: Vasil Çuklla