>
LETERSISHQIP

Duke Deshmuar Bukurine

Vajza me e bukur ne bote perdor mollezen e gishtit,
per te fshire pluhurin ne emnojcen e shishes,
ne nje shitore vernash ne Bordo.
Flladi i kesaj levizje mesohet ne shkolla arkeologjike,
ku tejhapen syte per te percaktuar vitin e krijimit.
Brenda shisheve te gjitha gjurmet e dores qe voli rrushin jane zhdukur dhe,
nga rushi,
ama e çative me hije te gjetheve te pjergulles u harrua.
Ne gjethe
malli ka mbyllur turbinat me ere te kokrrizave te reres,
dhe rera si mbulon me rrenjet e zvarritura neper dhé si gjarperinj,
qe nderrojne lekuren çdo stine.

Po vajza? Nente muaj,
e kuptoi nga vjuzhgat ne shtat,
nente muaj Leonardo da Vinçi qendroi mes shalëve të nënës së saj dhe,
e pikturoi.
Shqiperoi Ukë Buçpapaj