>
LETERSISHQIP

Më Mungon

1
Eci rrugës me mall për ty
A thua zhgënjim pafundësi
Nuk di sa mund të duroj
Kur ëndrra më bëhet
Sizif dite
I mbyllur në habi kujtimesh
Ku shpresa shpresën shqetsoi
E zjarri im nuk shuhet
Më duket meteor i përkryer
Kozmik në pafundësi

2
Jo.shpresa s’lejoj të lëndohet
Kërkoj fjalën e pa thënë
E gjejë në vargun tim
Sekret i mshefur në syt e gjelbër

3
O Perendi mos lejo që sonte
Drita e hënës të shuhet
Ajo më mungon edhe sonte
Mos lejo të ëndrroj pa shpirt pa zemër
Nuk munedem të ngre dolli çasti
Të lutem më falë zemrën tënde
Edhe në se është copë akulli ngricë
Zjari im do ndezë e shkrinë furtunat
Kur në trupin tim aratiset shpirti i sajë
Ajo më mungon

Më shumë nga Rrahim Ganiu