>
LETERSISHQIP
Sabit Alidema

Ju Në Tokën E Bukës Shqiptare

Ju, popull shqiptar në tokë,
s´di pse pësuat këtë tkurrje dramatike.
Pse u mblodhët kruspull si të vegjël,
jetimë e fajtorë në një skutë të vocërr dhéu?
Të gjitha përënditë tuajat ishin.
Nuk e kuptoj ekuacionin
e këtij zvogëlimi të kombit tonë
QERSHOR 2023