>
LETERSISHQIP
Sabrina Abazaj

Liria

Imazhi i lirise...
Pertej asaj qe ne shohim...liria.Nuk e kuptojme pse ndonjhere vishemi dhe kerkojme ambiente te ndryshme per te festuar.Liria...nuk do te thote te shkosh, te vish ne 'mesin e nates' kur te duash...JO. Ndoshta ndonjehere na duket sikur nuk jemi me vetvetja, dhe papritur dalim nga vetja jone.Mos ndoshta te gjitha keto imazhe na krijohen edhe pse kemi nje shoqeri? Imazhet ne pergjithesi, nuk kane nje kurre fund, nuk kane as nje fillim te caktuar.Ato kane mbarevajtje ne vetvete, sepse te jesh vetvetja eshte a c'ka ti perpiqesh drejt nje hapi gjigand ne jete. Liria...E shohim si nje menyre edukimi, e pse jo, liria si nje menyre qetesimi per disa. Krijojme imazhe te ndryshme, kur ndonjehere shohim...disa te dehur, disa te lumtur, disa te trishtuar e disa disa...Mos valle jemi kaq te ndryshem ne? Ne, ne vetvete kemi nje liri, kemi nje pasion arti, nje imazh...Ku keto imazhe na sjellin nje frymezim, nje jetesor per te ecur perpara, e per te mesuar se keshtu jetohet, te marresh fryme do te thote liri, te jetosh do te thote imazhi jone.Liria eshte fjala qe perkufizon kete ndjenje qe buron thelle nga zemra e qdo njeriu.Eshte ajo ndjenje qe mban gjalle shpresat brenda nesh.Eshte e lehte ta shkruash apo ta thuash me fjale por eshte shume e veshtire ta perjetosh kur je i kycur brenda 4 muresh apo kur hekura te pafundme te rrethojne.Me e keqja eshte se ajo ndjenje fillon te vyshket sepse uji per ta ujitur nuk i mjafton.Deri sa te kete jete brenda lules, petalet e saj jane ende te njoma por kur kjo jete kufizohet pak nga pak, petalet e saj vyshken dhe fillojne te bien.Eshte shume e veshtire ta shohesh nje pjese te qiellit pertej hekurave pa mundur ta shikosh plotesisht kaltersine e tij, eshte e veshtire te degjosh eren tek fryn pa mundur te perjetosh ledhatimet e saj te lehta por me e veshtire eshte kur ndjenja e lirise te shtrengon fort ne kraharor pa mundur ta lirosh qe te dale.Sa gjera te veshtira qe permban bota, nje her te ngjet tatepjete jetes dhe nje here te rrezon per te mos pasur me shprese qe te ngrihesh perseri ne kembe.E vetmja gje qe vdes bashke me zemren eshte shpresa se mos nje dite ne vijim do te jete me e bukur se dita qe kaloi.Kjo shprese eshte diku e gjalle brenda nesh edhe pse drita gati i eshte shuar ne fund te humneres.Shume persona qe e kane lirine ne duar nuk ia dine vleren asaj.Do ishte me mire qe te mendojme per ata qe vuajne per te qene te lire sepse jeta ka shume sprova, nje dite do jem une ajo qe vuan ndersa nje dite tjeterr do jesh ti. Keshtu, mesohu te jetosh imazhin e lirise. Lumturia me e bukur qe ekziston.