>
LETERSISHQIP

31 Marsi I Vitit '99

Solli jetën e Re
Atë ditë qielli qante
Për popullin tim
E Kosova, me lotë në sy
I përqafonte për shpëtim, shërim…

Aty, nën qiellin e hapur lindi një jetë e Re...
Aty, Foshnja thirri: Nënëëëëëëë
E lotët e nënës
Rrodhen si lumë
Për fatin e mjerë të foshnjes se lindur jetim,
Të mbetur nën meshirë
E bora e bardhë
E mbeshtolli me jorgan...
Kur nëna ishte stolisur nga plumbat vrastarë,
Në vend të mendafshit
Aty, Foshnja mallkoi deri ne kup te qiellit...
Kur nëna shtrengoi me ledhatim doren e saj
Dhe mbylli sytë...
Aty, Foshnja foli përseri ndihmë,
shpëtim, drejtësi, Liri.
E Plumbat në ajr
Lajmëtar...
Kur tytat e pushkëve thyenin dyert
Kërcënim...
Dhe zërat e egër në gjuhën e tyre
Jashtë nga Kosova, lerëni ''shtepitë tona''.

Frike,
Detyrim,
E nga të kater anët e Prishtinës
Rritej grumbulli i njërzve sikur zgjoi i bletve
Aty, mendime të frikshme e kaplonte popullin tim
Ah o Zot! Nuk me hiqen dot
Ato fytyra të ngrira si akull
Ato buzëqeshje të acarta
Ata shpirtëra të vdekur për së gjalli
E Shpresa e tyre ishte e fundit
31 Marsi i vitit '99, do tu sillte jetë të Re
Apo varrin masiv- të zhdukur përgjithnjë...

Degjoja zëra për rreth,
Ah! sa e ëmbël, sa e ëmbël, sa e ëmbël jeta
Te jetosh edhe nje dite me shume… fjala jetë
Ah! sa e rendë, sa e rendë, sa e rendë
…pritja e varrit të hapur.

Ah atë ditë!- mushkërit tona u çane, kur lamë Kosovën
E lotët tanë ujiten lulëkuqet...
E shpirtërat tanë mbollen farën e Lirisë...
Kur ai tren i ZI, e la të zhveshur Kosovën
Në BLLACE, filloi një jetë e Re e vdekjes,
Mjerimi ishte zgjuar
E shiqonte me habi
Aty, takuam Migjenin e përlotur
Me grushtin e çelikt të mjerimit
Ofshama e tij përseri dridhi malet, fushat
Me vargjet: Kafshatë që s'kaperdihet
Asht or vlla mjerimi
Kafshatë qe të mbet në fyt edhe të ze trishtimi...
Aty, ngriti zërin e drejtësisë, na të Birt e Shekullit të Ri...
S'duem me humb në loje të përgjaktë të historisë njërzore
JO! JO! si duem humbjet prore...

Aty, takuam Këngët e Milosaos
Të rilindur përseri
E të barabart në termetin e:
Shkodres
Bllaces...
Aty, u takuan i pasur e i varfër
Aty, u takuan bujq e intelektual
Aty, u barazuan të gjithë
Duke i ngritur duart lart
Kur buka hidhej si farë
Nga trakrorat humanitar
Për të mbajtur gjallë: Atë shpirt...
Qielli ishte jorgan për tu ngrohur
Toka ishte shtrati për të ëndërruar
E debora ushqim për tu ngopur
Vuajtja e solli Lirinë
Si shperblim
...i merituar
E shpresa solli
...jetën e Re
të sotmen,
të ardhmen...
Londër, 31 Mars 2011