>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Ismet Jashari

Komandant Kumanova
Në Iliridë u lind petriti
Vëlla i tretë ky legjendar
Pas Muratit e Xhemajlit
lind Ismeti, shqipe e rrallë!

Veprimtar e dritë lirie
Që në moshën e rinisë
Bir i denjë i Iliridës
I ka rënë armikut në sy!

Nga vendlindja u largove
Për pak mote e pak vjet
Themeltar i çdo qelize
Ishe ti "Vendlindja Thërret"

E kur krisi Pushkë e Parë
Fehmiun- vëlla e Xhevën -motër
Ditë e natë, kurrë pa u nda
Krahëpërkrahë e mbrojtët strofkën

Me shtatë plagë si Gjergj Elezi
Nuk pushonte pushka e tij
Në atë Lluzhnicë luftën e ndezi
Pas Betejës te Guri i Zi

Ty, Ismet t’ kem fanar drite
Të këndojmë me krenari
Emri yt, emër kreshnikësh
Krejt Shqipnisë i dha LAVDI!