>
LETERSISHQIP
Sajmir Hide

Rreshqitje

Dashurine dhe urrejtjen, ne te njejten qeli
Kur ne gote mbush njeren, pasi tjetren zbrazur ke,
Me njeren etjen shuaj une, me tjetren etjen shuan ti
Zinxhire e balte te zgjebosur, kraheve kemi ne.

Me dashuri e mbush goten e lutem ne cdo gllenjke,
Qe neser le te ndodhe ndonje super mrekulli
Por ti nuk harron e goten se plotmi me urrejtje
Nuk njihesh me kush je, nga vjen, ku shkon e ku rri.

Vargonjte e se keqes qe shetisin kudo, njesoj si shtrigane
Te nxire erresires, si elegante moderne a te moderuar
Te dehur me urrejtjen, asnje pike nga gota te derdhej, nuk lane
Si mundet valle keta mjerane, ta luajne si race e dashuruar.

C’me qesh o limit i kufizuar i miresise hyjnore,
A s’te vjen cudi dhe ti o limit i kufizuar i dashurise?
Ku u zhduken valle, ne c’rruge u harruan ndjesite engjellore
Si mundet keshtu e u prishen, punemirat e perendise.