>
LETERSISHQIP
Sami Iseni

O Toka Mëmë Me Shpirt Të Dua

O toka atë, o toka nënë
të parët tanë na kanë lënë.

Na lanë fushat, pyjet buronjat
dhe majëmalet ku rrinë shqiponjat.

Na lanë nderin, na lanë besën
dhe burrërinë edhe qëndresën.

Na lenë shkronjat, gjuhën amtare
që nisin rrugën në abetare.

E shtrenjtë je gjithmonë për mua
o toka mëmë me shpirt të dua.