>
LETERSISHQIP
Sara Bedulla

Endrra

Të kërkova në ujëvarat e rralla,
atëherë kur drita iku nga qielli.

Të kërkova në vendet e shkreta
atje ku qyqet i kanë foletë.

Ti kishe ikur në botën me ëndrra
kurse unë kujtoja se është zënë dielli.

Por ti s'je askund, dhe me ty as dielli
kurse unë mbeta duke ëndërruar

E tani po ëndërroj, ëndrrën e vërtetë.