>
LETERSISHQIP

Deputeti

Kemi ne të drejtë
E kemi dhe detyrë
Të zgjedhim deputet
Me votën tonë të lirë
E zgjodhëm me dëshirë ?
Apo pa vullnet ?
Ç'ka kjo rëndësi?!
Le të jet deputet
Deputet ore deputet
Ke ngel veç me fjalë
Mos i luaj këmbët
Akoma pa hyp n'kalë
Se fjalët e mëdha
Punë të vogla t'pjellin
Veprimet meskine
Mosbesim do t'sjellin
Edhe pasi t'hypësh
Ndonjëherë n'kalë
Mundohu që t'kapesh
Për fre e samarë
Kurrë, ata frerë
Mos i tërhiq prap'
Se t'praptohet kali
E se bën dot zap
Dhe po qe se s'kapesh
Mirë për jela t'mbahesh
Shpej e shpejt do t'biesh
Nën thundra do t'zihesh
Nuk do të ngrenë
Kontigjentet me vezë
As nuk do t'shpëtojë
Sallami holandez.
Vota e popullit
Është barometër
E paguan shtrejntë
Ti radhën tjetër

DËRGOI: