Serena Ulaj
Thashethemet
Ka shumë njerëz të ligj, të pa punë, të cilët nuk kanë çfarë të flasin për jetën e tyre dhe flasin për jetën tonë. Njerëzit flasin në mënyrë të pa matur, që është turp ti dëgjosh. Nuk e mendojnë atë pjesën:po sikur të jenë ata në vendin tonë dhe ne të jemi ata që flasim për to. Më të ulëtit janë ata që komentojnë keq si prsh:Shiko si vishet, si ecën, si flet, si rregullon flokët etj. Në jetën tonë të drejtë e të pastër, nuk duhet ta llogarisim gjykimin e tyre kundrejt nesh. Nuk mund ta bëni dot të keq një person që kujdeset për veten. Nuk jemi të përdala nëse dalim për punët tona që ju nuk ju interesojnë fare, pse Zoti na fal hire të bukura, nuk jemi mendjemadhe, nuk jemi provokuese, por ju jeni të cekët nga mendja që nuk i kuptoni këto gjëra. Nuk duhet të lejojmë asnjëherë të na ofendojnë njerëzit tanë më të dashur ose edhe ne përsonalisht. Mbas shpines sigurisht që do të flasin, sepse njerëzit e mirë dhe të suksesshëm, gjithmonë do të përfliten. Të qëndrosh me njerëz që flasin keq për të tjerët nuk ja vlen, sepse kur të ikish ti, do të flasin për ty pastaj. Kështu që më mirë largohu nga këta njerëz. Edhe po të jesh më e mira e botës, ata njerëz që nuk do e kishe prit se do të flisnin keq për ty, ata do të krijojnë fjalë që ti nuk ke lidhje me to. Por ama ata dalin dështakë, sepse ato fjalë ty nuk të bëjnë asgjë. Ato fjalë hyjnë në njërin vesh dhe dalin tek tjetri. Një jetë kemi dhe kemi të drejtën tonë ta jetojmë ashtu siç duam ne dhe jo siç duan të tjerët. Thashethemjaxhive nuk mund t’jua mbyllësh gojën, kështu që ti ecën përpara me heshtjen tënde dhe ata mbrapa duke komentuar/ofenduar/paragjykuar jetën tonë. Koha për mua është shumë e çmuar dhe nuk ja vlen ta shpenzosh atë me njerëz negativ. Pranë vetes dua vetëm pozitivitet!