Sergej Esenin
Letër Nënës
Gjallë je, nënoshka ime?
Gjallë jam edhe unë të përshëndes
Paqja e mbuloftë këtë mbrëmje
Izbën tënde deri në mëngjes.
Mora vesh se ti je merakosur
Atje larg për mua përsëri
Se ti shpesh del rrugës e brengosur
Mbështjell' me të vjetrin shall të zi.
Kur e kaltër mbrëmja bie pranë,
Të fanitet ty gjithmonë, sikur
Diku mua larg në një mejhane
Një i dehur thikën po ma ngul.
Kot ti nënë rri me gjak të ngrirë
Ky nuk është veç vegim i zi
S’jam aq vagabond i pamëshirë
Sa të vdes pa të të parë ty.
Unë i ëmbël jam prapë si më parë
Ëndërroj kur fushat larg vërej
Që së shpejti nga këto mejhane
Në shtëpinë e vogël prapë të kthej.
Do të kthej atëherë kur të mbushet
Kopështi ynë i bardhë me blerim
Vetëm ti si tetë vjet më parë
Mos më zgjo herët në agim.
Mos m’i zgjo ti ëndërrat që m’u zverdhën
Mos kujto atë që vate e shkoi…
Se në botë humbjet edhe lodhjet
Herët i provon nënë moj.
Mos mu lut t’i falem Zotit prapë!
Tek e shkuara nuk ka më kthim
Vetëm ti je gazi im i vetëm
Ti e vetmja paqe e shpirtit tim.
Pra ti flaki brengat nëna ime
Mos u trishto për mua përsëri
Dhe mos dil aq shpesh në rrugë
Mbështjell' me të vjetrin shall të zi.
Përkthyer nga I.Kadare
Gjallë jam edhe unë të përshëndes
Paqja e mbuloftë këtë mbrëmje
Izbën tënde deri në mëngjes.
Mora vesh se ti je merakosur
Atje larg për mua përsëri
Se ti shpesh del rrugës e brengosur
Mbështjell' me të vjetrin shall të zi.
Kur e kaltër mbrëmja bie pranë,
Të fanitet ty gjithmonë, sikur
Diku mua larg në një mejhane
Një i dehur thikën po ma ngul.
Kot ti nënë rri me gjak të ngrirë
Ky nuk është veç vegim i zi
S’jam aq vagabond i pamëshirë
Sa të vdes pa të të parë ty.
Unë i ëmbël jam prapë si më parë
Ëndërroj kur fushat larg vërej
Që së shpejti nga këto mejhane
Në shtëpinë e vogël prapë të kthej.
Do të kthej atëherë kur të mbushet
Kopështi ynë i bardhë me blerim
Vetëm ti si tetë vjet më parë
Mos më zgjo herët në agim.
Mos m’i zgjo ti ëndërrat që m’u zverdhën
Mos kujto atë që vate e shkoi…
Se në botë humbjet edhe lodhjet
Herët i provon nënë moj.
Mos mu lut t’i falem Zotit prapë!
Tek e shkuara nuk ka më kthim
Vetëm ti je gazi im i vetëm
Ti e vetmja paqe e shpirtit tim.
Pra ti flaki brengat nëna ime
Mos u trishto për mua përsëri
Dhe mos dil aq shpesh në rrugë
Mbështjell' me të vjetrin shall të zi.
Përkthyer nga I.Kadare
Më shumë nga Sergej Esenin
- Pa Titull 2
- Pa Titull 1
- Sa E Mirë Qe Tanusha
- Kelyshi
- Puthme
- Jo Më Kot
- Lashë
- Zgjomë Shpej Nesër Në Agullim
- Ne Tani Do Të Ikim Pak Nga Pak
- Në Freskinë E Një Vjeshte Të Bukur
- Në Sheshin E Kaltër Të Qiellit
- Rruga Ime
- Lamtumirë Marienhof
- Në Tokën Ku Lodrojnë Hithrat Verdhanë
- Nuk Do Gënjej Më Veten Time
- Kjo Punë Ka Marrë Fund
Komente 3