Veç Një Nevojë Për Përqafim
E hodhëm krahëve lugun e pritjes;
këtë xhubox blu që bie fat.
Fikur cdo dritë në bredhin e ëndrrës,
si per ta fshehur natën pa shtrat.
Unë hodha qafës shenjën e lindjes,
shall emeraldësh, prerë si diamanté.
Ti fshehe gjithe ankthin e zbritjes,
flokëve të kohës, ndërsa na qante.
Duart prej syve shtegun e çanë
sheshuan malet, e shtruan me gurë,
e rikrijuan shtratin e vet,
përmbi përmbytje varën nje urë
I prumë buzët ngjitur, mëshuar
pas njera tjetrës, puthjen e pimë,
s'gjendej kërkund as epsh, as trill,
veç një nevojë për përqafim.
këtë xhubox blu që bie fat.
Fikur cdo dritë në bredhin e ëndrrës,
si per ta fshehur natën pa shtrat.
Unë hodha qafës shenjën e lindjes,
shall emeraldësh, prerë si diamanté.
Ti fshehe gjithe ankthin e zbritjes,
flokëve të kohës, ndërsa na qante.
Duart prej syve shtegun e çanë
sheshuan malet, e shtruan me gurë,
e rikrijuan shtratin e vet,
përmbi përmbytje varën nje urë
I prumë buzët ngjitur, mëshuar
pas njera tjetrës, puthjen e pimë,
s'gjendej kërkund as epsh, as trill,
veç një nevojë për përqafim.
Më shumë nga Shpresa Ymeraj (Poete)
Komente 0