>
LETERSISHQIP

Më Kanë Thënë

Më kanë thënë se nuk jetoj
Por unë jetova në mënyrën që desha
Më kanë thënë se nuk jam e aftë
Mirëpo-
Vazhdova tutje valën ta dëshmoj
Më kanë thënë se askush s'më do
Por dashuria më solli deri këtu
Më kanë thënë se nuk vlej asgjë
Vlera ime është më e madhe se cdo gjë
Më kanë thënë mbylli sytë
Sytë vazhduan ta shohin botën
Më kanë thënë se ngadalë do tretem
Mirëpo-
Tretja as që u shfaq këndej
Më kanë thënë:ndalu mos vazhdo
Por pena vazhdoi bashkë me mua
Më kanë thënë se jam e varfër
Varfëria më bëri të ndjej më ndryshe
Më kanë thënë se asnjë s'të kujton
Por kujtimi më i mirë është
Kur emri jeton edhe kur unë s'jam më.

DËRGOI:
Më shumë nga Shqipnora Dauti