>
LETERSISHQIP

Largimi Im

Unë do largohem një ditë,
Me hapin e lehtë dhe vargun e ndrojtur,
Ndofta në kokë do të kem lidhur shamitë,
Ashtu si gjyshja kur isha e vogël.

Dy karfica të zeza që mbajnë thinjat mbledhur,
Ku tok me to do të jenë dhe një tufë me brenga,
U zbardhën nga dhimbjet në shpirt, kyçur dhe pluhrosur,
Të shkruara mbi copa të grisura letrash.

Do takoj një mik me vite larguar,
Që i pata premtuar se do shiheshim prapë,
Do dëgjoj prej dekadash çfarë pata dëshiruar,
‘’Bijë, u bë kohë e gjatë’’.

Dhe macet sdo më presin më poshtë baneses së vjetër,
Me kotheren e bukës që ua ruaja çdo natë,
Dhe lypsi që më priste me xhaketen e shqepur,
Dorën dikujt tjetër me siguri do t’ja zgjat.

Dhe unë do largohem, do iki diku larg...

DËRGOI:
Më shumë nga Silvia Hametaj