>
LETERSISHQIP
derë

7 Krijime letrare me tag "#derë"



REZULTATET E KËRKIMIT:


dér/ë,-a

Përdorimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor, i vjetruar

  1. emër i gjinisë femërore, numri shumës
    dér/ë,-a dýer(t)
    • vend i hapur në murin e një shtëpie a të një ndërtese, në një mjet transporti, në një etj., zakonisht me një , që shërben për të hyrë e për të dalë ose për të futur e për të nxjerrë diçka; a kapaku që mbyll këtë vend të hapur; hyrje: dera e dhomës (e autobusit, e aeroplanit, e frigoriferit); në prag të derës; trokiti në derë; banojnë derë më derë banojnë shumë afër; po i hape derën, të rrëmben shtëpinë po i dhe gishtin, të rrëmben dorën; është te dera është fare pranë, zëre se ka ardhur; është më afër dera se (fj. u.) dikush kujdeset më parë për të rregulluar punët e veta dhe pastaj ato të të tjerëve.
      Shiko gjithashtu: , , ,
  2. kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor, i vjetruar
    • familja, shtëpia; fisi (edhe në një varg njësish ): derë e mirë (e dëgjuar, e fisme); ua heq dera trimërinë e kanë për fis trimërinë; dera e prindërve; e nxori nga dera e martoi (për vajzën); ia thau (ia fiku, ia mbylli) derën (dikujt) e la vetëm, pa njeri, ia shoi pragun; ia mbyll derën (dikujt) nuk e lë të hyjë e të dalë diku, nuk e qas më në shtëpi; iu hap (iu çel) dera (dikujt) iu sigurua vijimësia e familjes me lindjen e një fëmije, zakonisht të një djali; i mbiu (i mbeti) në derë (keq.) i vete shpesh në shtëpi sa e mërzit; nuk ia ka parë derën (dikujt) nuk i ka shkelur kurrë në shtëpi; na e harroi derën (dikush) nuk na vjen më në shtëpi, ka kohë që s’është ; e mban derën hapur (çelur) pret kurdoherë me bujari miq e shokë; / bën që të mos i shuhet fisi.
      Shiko gjithashtu: ,
  3. kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor
    • rrugëdalje, zgjidhje: s’i gjejnë dot derë kësaj pune; nuk ka shtëpi pa derë (fj. u.) s’ka punë që nuk zgjidhet.