>
LETERSISHQIP
dhëmb

14 Krijime letrare me tag "#dhëmb"



REZULTATET E KËRKIMIT:


dhëmb,-i

Përdorimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës, kryesisht

  1. emër i gjinisë mashkullore, numri shumës
    dhëmb,-i -ë(t)
    • secila nga eshtrat e vogla të ngulura në të dyja nofullat, që i shërbejnë njeriut ose kafshës për të copëtuar e për të përtypur ushqimet ose për të kafshuar diçka: dhëmb katarosh stërdhëmb; dhëmbët e përparmë (prerës) dhëmbët e mprehtë, që ndodhen midis dhëmbëve të qenit; dhëmbët e qumështit dhëmbët e foshnjërisë, që zëvendësohen me të tjerë; dhëmbët e syrit (e qenit) të katër dhëmbët me majë, që gjenden midis dhëmbëve prerës dhe dhëmballëve; mishi (mishrat) e dhëmbëve mishi përqark fundit të dhëmbëve, trysat; i nguli dhëmbët e kafshoi; i armatosur gjer (deri) në dhëmbë i armatosur shumë mirë, i me të gjitha armatimet; flas (them) nëpër dhëmbë nuk i shqiptoj mirë fjalët dhe nuk i sqaroj mirë gjërat; kush luan këmbët, luan dhëmbët (fj. u.) kush punon, ha; ku dhemb dhëmbi, vete gjuha (fj. u.) mendja të shkon a të rri tek ajo gjë që të shqetëson më shumë.
      Shiko gjithashtu:
  2. kryesisht, numri shumës