ditë
167 Krijime letrare me tag "#ditë"
REZULTATET E KËRKIMIT:
dít/ë,-a
Përdorimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, antonim, i ligjërimit bisedor, kryesisht, kuptim i figurshëm
-
antonimdít/ë,-a -ë(t)
-
▸ koha që kur lind dielli e derisa perëndon; drita e diellit ose moti gjatë kësaj kohe; natë: ditë e vrenjtur (e nxehtë); ditë e natë vazhdimisht, pa pushim; dita u rrit, u zgjat dita; u thye dita kaloi mesdita, erdhi pasdrekja; u bë ditë u gdhi; me ditë pa u ende; dita e mirë duket që në mëngjes (fj. u.).
-
-
i ligjërimit bisedor
-
▸ koha prej njëzet e katër orësh, gjatë së cilës Toka bën një rrotullim të plotë rreth boshtit të vet; kohë e caktuar gjatë së cilës bëhet një punë a një veprimtari; një datë që lidhet me një ngjarje të caktuar; ditë kalendarike; ditë diellore koha nga një mesditë në mesditën tjetër; ditë kohë prej katërmbëdhjetë ditësh; ditë polare pjesë e vitit në zonat a në rrethet polare, gjatë së cilës Dielli nuk perëndon për afër një gjysmë viti; Dita e Çlirimit; Dita e Verës (etnogr.) dita e katërmbëdhjetë marsit, kur festohet e pranverës, kryemoti; dita e brumit (etnogr.) dita e enjte, kur zihet për të gatuar bukët e dasmës; është punë (çështje) ditësh do të kryhet, do të vijë etj. së shpejti; nga dita në ditë shumë shpejt, së afërmi; për çdo ditë që kalon; i dha (ia preu) ditën; s’ka dasmë çdo ditë (fj. u.); s’shëndoshet kau ditën që do të theret (fj. u.); kush ka ditën, të mos presë mesditën (fj. u.) dita do shfrytëzuar që në mëngjes; punët duhen në kohën e duhur. / paga ditore: sa të vete dita?; ia preu ditën.
-
-
kryesisht, numri shumës
-
▸ koha që lidhet me një moshë, me një a me një periudhë të caktuar; vetë kjo moshë, kjo a kjo periudhë; koha sa jeton dikush: ditët e rinisë (e pleqërisë); në ditët tona në kohën tonë; në kohën e sotme; i mbushi ditët; i ka ditët të numëruara (të shkurtra) nuk do të rrojë shumë; nuk do të zgjatë shumë; marrsh nga ditët e mia! (ur.); t’u bëftë dita një mijë! (ur.).
-
-
emër i gjinisë femërore, numri shumës
-
▸ kohë e pacaktuar; çast: një ditë (një ditë prej ditësh) njëherë, dikur; edhe sot e kësaj dite deri tani, deri (më) sot; ia gjeti ditën (dikujt) ia gjeti rastin a çastin më të për diçka; i pret ditën (dikujt) ruan rastin ta zërë ngushtë a ta ketë në dorë; i erdhi dita erdhi koha a çasti kur dikush mund të plotësojë dëshirat a qëllimet e veta.
-
-
kuptim i figurshëm
Sinonime: