>
LETERSISHQIP
dyfishtë

2 Krijime letrare me tag "#dyfishtë"



REZULTATET E KËRKIMIT:


dyfishtë

Përdorimi: mbiemër

  1. mbiemër
    dyfíshtë (i, e)
    • që përbëhet nga dy pjesë, nga dy shtresa etj. të njëjta ose të ngjashme: thyesë e dyfishtë (.) thyesë që i ka numëruesin dhe emëruesin thyesa.
      Shiko gjithashtu:
    • që është dy herë më e madhe se diçka që merret si bazë: sasi (punë) e dyfishtë.
    • që ka lidhje me dy anë, me dy dukuri etj.; që bëhet nga dy drejtime; që mund të bëhet në dy mënyra ose që ka dy mundësi zgjidhjeje: lidhje e dyfishtë (kim.) lidhje e dy atomeve të një lënde me dy çifte të përbashkëta elektronesh: ka rëndësi të dyfishtë.
    • që shfaqet në dy mënyra a në dy forma të ndryshme; që mund të merret edhe ndryshe: fjalë me kuptim të dyfishtë.
    • që mbulon qëndrimin a qëllimin e vërtetë, dyfaqësh, : (taktikë) e dyfishtë.
      Shiko gjithashtu: ,