gisht
4 Krijime letrare me tag "#gisht"
REZULTATET E KËRKIMIT:
gisht,-i
Përdorimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor, me kuptim përbuzës
- emër i gjinisë mashkullore, numri shumësgisht,-i -a(t) dhe -ërínj(të)
- ▸ secili prej pesë zgjatimeve në fund të dorës ose të këmbës së njeriut; pjesa e dorezës që mbulon këto zgjatime; secili prej zgjatimeve në këmbët e disa kafshëve: gishti i madh (i vogël); gishti tregues; mollëza e gishtit; preva gishtin; kap me gishta; i bëj shenjë me gisht; është për të lëpirë gishtat është shumë i mirë a shumë i shijshëm; s’janë të gjithë gishtërinjtë njësoj (fj. u.) s’janë të gjithë njerëzit njësoj nga aftësia etj.
- kuptim i figurshëm
- ▸ edhe puna që bëhet me këtë pjesë të dorës dhe forca a shkathtësia e saj (edhe në njësi ): është i gishtit (dikush) është i pushkës, di të qëllojë mirë me pushkë; është luftëtar trim; e luan mirë gishtin di të qëllojë mirë; i këndon gishti di të qëllojë mirë; e rrëzova me një gisht e rrëzova lehtë, pa përdorur shumë forcë.
- i ligjërimit bisedor
- ▸ a përmasë shumë e vogël; numër i paktë (edhe në njësi ): tre gisht i gjatë; piva dy gisht ujë piva pak ujë; numërohen me gisht (me gishtat e dorës) janë shumë pak; noton (lundron) në një (në dy) gisht ujë është shumë i zoti; për dy gisht për pak nder; janë sa gishtat e dorës janë pak, numërohen me gishta.
- numri shumës
- ▸ ujëset.
- kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor, me kuptim përbuzës
- ▸ vegël e dikujt: gisht i armikut.
Sinonime: