>
LETERSISHQIP
gjak

26 Krijime letrare me tag "#gjak"



REZULTATET E KËRKIMIT:


gja/k,-ku

Përdorimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës, kuptim i figurshëm, fjalë në etnografi, fjalë në veterinari, i ligjërimit bisedor, mbiemër, ndajfolje

  1. emër i gjinisë mashkullore, numri shumës
    gja/k,-ku -kra(t)
    • lëng i kuq që qarkullon në trupin e qenieve të gjalla për të çuar ushqimin e oksigjenin në qeliza, për shkëmbimin e lëndëve etj.: rruazat (enët) e gjakut; qarkullimi i gjakut; ngjyrë gjaku e kuqe e ndezur; me gjak të ftohtë (për disa kafshë) gjakftohtë; i morën (i dhanë) gjak; dhurues gjaku; t’u bëftë gjak e dhjamë! (ur.) të bëftë mirë!; bëj gjak (fig.) ther një kafshë a një shpend; ka derdhur gjakun (fig.) ka dhënë jetën për një çështje të madhe; jap gjakun (fig.) bëhem theror, flijohem për dikë a për diçka të shtrenjtë.
    • gjymtyrë e dytë e disa emërtimeve të pathjeshta për fusha të ndryshme: gjak qumështi (bot.) tamblagjak; gjak i bardhë (anat.) .
      Shiko gjithashtu:
  2. kuptim i figurshëm, fjalë në etnografi
    • afri e ngushtë që vjen prej një paraardhësi të përbashkët, farefisni; i afërm; / lidhje farefisnie nga ana e babait: lidhje gjaku; njerëz të një gjaku; i shkon për gjak e ka në fis; gjaku s’bëhet ujë (fj. u.) nuk mund të mohohen lidhjet farefisnore ose kombëtare.
  3. kuptim i figurshëm
    • prejardhje e përbashkët e njerëzve nga një popull a nga një komb: ka gjak shqiptari; bashkatdhetarë (vëllezër) të një gjaku.
    • luftë a punë me shumë mundime e për të arritur diçka; ajo që arrihet me luftë a me punë të tillë: e fituan (e morën) me gjak; / luftë a përleshje me të vrarë; gjakderdhje: është derdhur gjak është bërë luftë e madhe e janë vrarë njerëz.
      Shiko gjithashtu:
  4. numri shumës, fjalë në etnografi
    • edhe -qe(t), gjakmarrje; hakmarrje; hasmëri: zakoni i gjakut; binin (hynin) në gjak; pajtuesit e gjaqevet; ia çuan gjakun te pragu e ngatërruan në një hasmëri; ia çuan të keqen te dera; / rast kur duhet vrarë një pjesëtar i familjes a i fisit, me të cilin është dikush në armiqësi: gjak i vjetër; i fali gjakun hoqi dorë nga vrasja për gjakmarrje.
  5. fjalë në veterinari
    • gjakëz: e zuri gjaku.
  6. i ligjërimit bisedor
    • të përmuajshmet e grave.
  7. mbiemër
    • si i gjakosur, tërë gjak: e kishte këmbën gjak; / shumë i kuq: i kishte faqet gjak.
  8. ndajfolje
    • si (me mbiemrin i kuq) shumë: gjak i kuq.