>
LETERSISHQIP
gjendje

1 Krijime letrare me tag "#gjendje"



REZULTATET E KËRKIMIT:


gjéndj/e,-a

Përdorimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, fjalë në fizikë, fjalë në drejtësi, fjalë në financë, i ligjërimit libror

  1. emër i gjinisë femërore, numri shumës
    gjéndj/e,-a -e(t)
    • veprimi sipas foljes.
    • tërësia e kushteve në të cilat është dikush a diçka në një çast të caktuar; tërësia e vetive a e shenjave që e tregojnë këtë: gjendja shëndetësore (, mendore, shpirtërore); në gjendje të mirë (të vështirë); gjendja e të sëmurit; gjendja e shtëpisë; jam në gjendje kam mundësi, mundem; jam i aftë, jam i zoti; doli nga ajo gjendje; / tërësia e kushteve dhe e rrethanave në të cilat ndodhet një vend, një popull etj.; situatë: gjendja ekonomike (politike, shoqërore); gjendje e jashtëzakonshme (shtetrrethimi, lufte).
      Shiko gjithashtu:
    • kushtet ekonomike të dikujt; të ardhurat dhe pasuria: është në gjendje të mirë; ra nga gjendja.
  2. fjalë në fizikë
    • mënyrë të qeni e një lënde ose e një trupi, e përcaktuar nga shkalla e lidhjes dhe e lëvizjes së molekulave: në gjendje të ngurtë (të lëngët, të gaztë).
  3. fjalë në drejtësi
    • tërësia e të drejtave dhe e detyrimeve me të cilat vishet a ngarkohet një njeri nga ligjet: gjendja familjare; gjendja civile.
  4. fjalë në financë
  5. i ligjërimit libror
    • të qenët diku, prani, ndodhje: gjendja e tij atje nuk pritej.

Si folje: gjendem