>
LETERSISHQIP
gjumë

20 Krijime letrare me tag "#gjumë"



REZULTATET E KËRKIMIT:


gjumë

Përdorimi: emër i gjinisë mashkullore, kuptim i figurshëm

  1. emër i gjinisë mashkullore
    gjúm/ë,-i
    • gjendje e njeriut që fle, kur pushon trupi, kur ndërpritet veprimtaria e vetëdijes dhe kur pakësohen disa procese ; nevoja, dëshira ose mundësia për të fjetur: gjumë i lehtë (i rëndë, i qetë); gjumi i parë gjumi i orëve të para; gjumin e ëmbël! urim për atë që shkon të flejë; gjumë gjarpri gjumë i thellë e i rëndë; si nëpër gjumë në mënyrë të turbullt, jo qartë; e zuri (e ) gjumi fjeti; s’kam gjumë nuk më flihet, nuk më zë gjumi; zgjohem (ngrihem, çohem) nga gjumi; nuk vuri (nuk shtiu) gjumë në sy nuk fjeti fare; është nëpër gjumë është përgjumësh; e ka gjumin si të lepurit e ka gjumin shumë të lehtë; nuk më zë gjumi (për diçka) (fig.) e kam mendjen vazhdimisht te ajo, jam i shqetësuar shumë e vazhdimisht për të; më vjen gjumë; i doli gjumi; gjumi është vëllai i vdekjes (fj. u.) në gjumë mund të ndodhë çdo gjë, se nuk ndien fare; kur njeriu fle, është njësoj sikur nuk jeton; bie në gjumë ariu (gjarpri, ).
      Shiko gjithashtu: , ,
  2. kuptim i figurshëm
    • gjendje plogështie e dikujt, kur nuk bën punë të gjallë ose kur e fle mendjen për gjithçka; në një punë a në një veprimtari: bën gjumë nuk punon a nuk vepron, nuk e ndjek një çështje etj.; bie në gjumë e fle mendjen; gjumi sjell gjumin nuk arrihet gjë po të rrish pa vepruar e në .
      Shiko gjithashtu: ,