>
LETERSISHQIP
gradë

1 Krijime letrare me tag "#gradë"



REZULTATET E KËRKIMIT:


grád/ë,-a

Përdorimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, fjalë në gjeometri, fjalë në gjeografi, fjalë në ushtri, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor

  1. emër i gjinisë femërore, numri shumës
    grád/ë,-a -ë(t)
    • njësi e matjes së temperaturës së një lëngu, të shtypjes atmosferike, të dendësisë ose të sasisë së alkoolit në të etj.; shenja me vijë ose me shifër që përfaqëson këtë njësi në një aparat a në një vegël matëse; shkallë: dy gradë nën zero.
  2. fjalë në gjeometri, fjalë në gjeografi
    • njësi e matjes së këndit ose të harkut, e barabartë me një të treqindegjashtëdhjetën pjesë të këndit të plotë ose të rrethit (simboli o); shenja me vijë ose me shifër në një aparat a në një vegël matëse; / njësi matjeje e barabartë me një të treqindegjashtëdhjetën pjesë të paralelit a të meridianit: gradë këndore (harkore); gradë e gjerësisë jugore (veriore).
  3. numri shumës, fjalë në ushtri
    • -a(t) secila shkallë e hierarkisë ushtarake; emërtimi e shenja dalluese e çdo shkalle: gradë oficeri; ka gradën major.
  4. numri shumës
    • -a(t) emërtim për një punonjës shkencor a mësimor ose për një specialist të lartë të prodhimit pasi ka plotësuar kërkesat e kualifikimit pasuniversitar: fitoi gradën “ i shkencave”.
      Shiko gjithashtu:
  5. kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor
    • shkallë, gjendje; cak: është në gradë të fundit; e gradës së dytë.
      Shiko gjithashtu: