hedh
2 Krijime letrare me tag "#hedh"
REZULTATET E KËRKIMIT:
hedh
Përdorimi: folje kalimtare, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor, folje jokalimtare, veta, kryesisht, folje pavetore
- folje kalimtarehedh hódha, hédhur
- ▸ flak dikë a diçka ose e shtyj në një drejtim të caktuar; lëshoj poshtë; e rrëzoj përtokë; përhap, shpërndaj; e flak si pa vlerë; e përzë, e braktis, e lë pa kujdes: hedh gurin (gjylen, diskun); e hodha nga dritarja; e hedh në erë; hedh në det (në pus); hedh mbeturinat; pema hodhi lulet (kokrrat); hodhi fletushka; i hodhën fëmijët në rrugë .
- ▸ derdh, shtie a fut brenda; e lag ose e spërkat me diçka; pi: hedh verë në gotë; i hedh ujë (kripë) gjellës; hedh votën votoj; hedh një gotë raki.
- kuptim i figurshëm
- ▸ edhe çoj a kaloj dorën diku; drejtoj vështrimin ose vëmendjen diku; bëj ose ushtroj një veprim; shkruaj diçka në letër: ia hedh dorën në qafë; hedh këmbën mbi këmbë; hodhi tërë skuadrën në sulm; hedh mallra të reja në treg; hodhi të gjitha forcat (aftësitë); hedh në gjyq padit; hedh valle ; hedh themelet themeloj; hedh emrin në ; hedh mendimet në letër; ç’të hedhësh, do të presësh (fj. u.) si të sillesh, do të të sillen.
- kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor
- ▸ edhe kapërcej; kaloj një provë a përballoj një vështirësi: hedh lumin; e hodha sëmundjen.
- ▸ ia ngarkoj një gabim dikujt; e mashtroj: ia hodhi fajin të vëllait; s’ia hedh dot asaj.
- folje jokalimtare
- folje jokalimtare, veta
- ▸ III luzmon: hodhi bleta.
- folje jokalimtare, kryesisht, veta
- ▸ edhe III dështon, shtie: ajo ka hedhur dy fëmijë.
- folje pavetore
- ▸ bie borë etj. me shumicë: po hedh borë.
Sinonime: