>
LETERSISHQIP
jetë

381 Krijime letrare me tag "#jetë"



REZULTATET E KËRKIMIT:


jét/ë,-a

Përdorimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, antonim

  1. emër i gjinisë femërore, numri shumës
    jét/ë,-a -ë(t)
    • veti thelbësore e qenieve të gjalla, të cilat lindin, rriten, ndryshojnë e vdesin; trajtë e lëvizjes dhe e ndryshimit të tyre të pandërprerë në një etapë të zhvillimit të përgjithshëm të materies: jeta rreth nesh (mbi Tokë); trup me (pa) jetë; sa të jetë jeta gjithmonë; për (në) jetë të jetëve përgjithmonë; gjithnjë; për jetë e mot gjithnjë.
    • jetesë; mjedisi ku punon e jeton dikush; bota, praktika a përvoja e fituar nga dikush: jetë e mirë (e bukur); përgatitet për jetën; bën jetë (dikush) jeton me të mira; ia nxiu jetën i solli shumë të këqija; e ka mësuar jeta; rrahu jetën (fig.) s’la vend pa shkelur për diçka.
    • gjithçka që i ka ndodhur dikujt, puna dhe veprimtaria e tij; përshkrimi i kësaj veprimtarie; jetëshkrim: jeta dhe vepra e Naim Frashërit; folën për jetën e tij.
    • gjallëri, lëvizje; forcë, energji: fytyrë plot jetë; merr jetë gjallërohet, forcohet; i dha jetë e gjallëroi.
  2. antonim
    • gjendje e qenieve të gjalla; të qenët gjallë; vdekje; koha sa jeton një qenie e gjallë; koha e dikujt që jeton e punon; koha sa përdoret diçka: jeta e njeriut; çështje jete a vdekjeje çështje shumë e rëndësishme e vendimtare; për jetë a për vdekje me ashpërsi të madhe; vendosmërisht; shoku i jetës bashkëshorti; me jetë të gjatë! (ur.); jap jetën flijohem, bëhem theror; erdhi në jetë lindi; i dha fund jetës vrau veten; u nda nga jeta vdiq; iu jeta vdiq; ia jetën e vrau; ndërroi jetë (lart.) vdiq; hyri (doli) në jetë u rrit, punon e jeton i pavarur; e nxori (e qiti) në jetë e bëri të aftë për të jetuar vetë.
      Shiko gjithashtu: , ,