>
LETERSISHQIP
kam

138 Krijime letrare me tag "#kam"



REZULTATET E KËRKIMIT:


kam

Përdorimi: folje kalimtare, veta, folje pavetore, kryesisht, i ligjërimit bisedor

  1. folje kalimtare
    kam páta, pásur
    • zotëroj një pronë, para etj.; është imi, më takon mua: ka shumë para; ka një fabrikë në qytet; më gostitën me ato që kishin; më mirë të dish sesa të (fj. u.); / është pjesë përbërëse e trupit tim: nuk ka duar është pa duar.
      Shiko gjithashtu:
    • zotëroj një veti a cilësi, është im; gëzoj një të drejtë etj.; provoj në veten time një ndjenjë; jam a ndodhem në një gjendje të caktuar: ka aftësi (forca) të mëdha krijuese; ka zemër (shpirt) të mirë; ka vesh për muzikë; ka dorë të lehtë nuk e ndien kur të bën gjilpërën; s’ka për atë punë i mungon fuqia a matariale; kam të drejtë ta kërkoj; e ka zakon; ka faj është fajtor; ka fat; e ka moshën është në moshën e duhur; kam uri (etje); kam dhembje (frikë); kam gjumë më flihet; kam grip; ka përgjegjësi ai; e ka punën në vijë (në rregull); e ka keq nuk i vete puna mirë, do ta pësojë; s’kam ; sa të fuqi sa të mundem; shëndet pastë! (ur.); kështu e ka ai është zakoni i tij të sillet a të veprojë kështu; e ka gojën sheqer (llokum) është gojëmbël; si të kam?; si i ke fëmijët?
      Shiko gjithashtu: , , , ,
    • e kuptoj diçka në një mënyrë të caktuar; i përmbahem një mendimi etj.: e kam të qartë; kam një pikëpamje (një ide) tjetër.
    • zhvilloj, bëj a do të bëj diçka; i detyrohem dikujt për diçka: kemi ndeshje (dasmë); kam mësim (); kam për të shkruar; i kam borxh dikujt; ta paça hua (borxh)! (ur.); e ka me hile bën hile.
      Shiko gjithashtu:
    • më sjell një pasojë: kam fitim fitoj diçka; kam dobi (dëm).
    • si ndihmëse formon kohët e përbëra të foljeve veprore dhe jokalimtare: kam punuar; kam ecur; kam qenë.
      Shiko gjithashtu:
  2. veta
    • jam në a bashkëjetese ose në lidhje farefisnore me dikë: e kam baba (grua, vajzë); e kam timin (timen, shok, mik, koleg); e kam pasur nxënës; e kam në ngarkim kujdesem unë për të; / III është a ndodhet tek unë ose diku afër meje: e kam me vete; e kam librin në çantë.
      Shiko gjithashtu: ,
    • III është në një madhësi a në një sasi të caktuar; përfshin: Shqipëria ka tre milionë banorë; pallati ka pesë kate.
  3. folje pavetore
    • gjendet, është, ekziston: ka (shumë njerëz); ka dallgë (erë); ka me (me kile) (fig.); ka interes është me interes; ku ka zë, s’është pa gjë (fj. u.).
      Shiko gjithashtu: ,
  4. kryesisht, veta
    • formon me disa emra me kuptim foljor: ka punë punon; ka përhapje të gjerë; kam një kërkesë kërkoj diçka; kam durim duroj; ka pamjen (e dikujt a të diçkaje); kam kundërshtim; / III me mohuese dhe me emra formon me kuptimin “nuk është e mundshme ose nuk mund të bëhet një punë a një veprim”: s’ka shpëtim (rrugëdalje); s’ka të (të ngopur); s’ka sesi (s’ka si bëhet) është e pamundur (të bëhet).
  5. i ligjërimit bisedor
    • e vlerësoj në një mënyrë të caktuar, e quaj: e kam për nder (për detyrë); e ka si mbrojtës; / e mbaj si çmim: sa i keni mollët?
    • në kr. thj. (me trajtë të shkurtër përemërore) vdiq, fund; dështoi një punë: e pati dhe ai; e pati kjo punë.
      Shiko gjithashtu: