>
LETERSISHQIP
këput

4 Krijime letrare me tag "#këput"



REZULTATET E KËRKIMIT:


këpút (këpús)

Përdorimi: folje kalimtare, folje jokalimtare, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor

  1. folje kalimtare
    këpút (këpús) -a, -ur
    • ndaj në copa një pe, një litar etj., duke e tërhequr fort ose duke e prerë; shkëput: këput zinxhirin (telin, kordonin); këput një lule (një mollë, një degë).
    • ndaj nga nëna fëmijën ose pjellën e saj, që të mos pijë më; zvjerdh: këput fëmijën (gicin).
    • ndërpres një lidhje, një veprim a një veprimtari: këput me dikë; / ndaloj rrjedhën e diçkaje ose i ndërroj drejtimin; kthej: këput vijën e ujit.
      Shiko gjithashtu:
    • i bie dikujt me diçka; e rrëzoj përtokë; e vras: ia këputi me (me sëpatë); i dhashë një grusht dhe e këputa (përdhe).
      Shiko gjithashtu:
  2. folje jokalimtare
    • edhe bëj diçka shpejt e pa e zgjatur; them diçka, flas: ia këputa gjumit; ia këputi kot (më tym); / e gjuaj dikë me fjalë fyese, e shaj keq: i këputi ca të shara.
  3. kuptim i figurshëm
    • e bëj që të ndiejë shumë lodhje; e : ma këputi krahun valixhja; na këputi vapa; / e bëj që të ndiejë dhembje shpirtërore ose ; e pikëlloj: më këputi zemrën (shpirtin); më këputi malli.
      Shiko gjithashtu: ,
  4. kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor
    • vendos një afat, në marrëveshje me dikë, pres: këputëm ditën e dasmës.