kockë
0 Krijime letrare me tag "#kockë"
REZULTATET E KËRKIMIT:
kóck/ë,-a
Përdorimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, fjalë në anatomi, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor, me kuptim mospërfillës, me ironi
-
fjalë në anatomi, numri shumëskóck/ë,-a -a(t)
-
▸ çdo pjesë e skeletit të njeriut dhe të kafshëve kurrizore; copë nga kjo pjesë; / mbeturina pjesësh të skeletit; kockurina: iu thye kocka e këmbës; më dhembin kockat; deri në kockë (fig.) shumë thellë, deri në palcë; mish pa kocka s’ka (fj. u.); gjuha kocka s’ka dhe kocka thyen (fj. u.).
-
-
kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor
-
▸ pjesa kryesore, më e fortë dhe më e shëndoshë e diçkaje; thelbi; / qëndrueshmëri e karakterit; njeri i zoti: ai s’ka kockë për atë punë; kockë e fortë njeri që nuk mposhtet lehtë.
-
-
kuptim i figurshëm, me kuptim mospërfillës, me ironi
-
▸ gjë e vogël e pa vlerë, që i jepet dikujt si lëmoshë a si : (fitoi) një kockë edhe ai; vajti për një kockë deri në Poloskë. * (u bë) kockë e lëkurë u dobësua shumë; / u varfërua; më ranë kockat kam punuar shumë në një punë; u lodha, u dërrmova; i kanë dalë kockat është dobësuar shumë; la kockat (lëkurën) vdiq; u vra diku; / u mundua shumë në një punë; i mbeti kocka në fyt nuk ia arriti dot qëllimit për të përfituar diçka; mblodhi (shpiu) kockat u çlodh pas një pune të rëndë; ia theu kockat (dikujt) e zhdëpi në ; më zunë (më ranë) kockat rehat gjeta më në fund.
-
Sinonime: