kokë
13 Krijime letrare me tag "#kokë"
REZULTATET E KËRKIMIT:
kók/ë,-a
Përdorimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, kuptim i figurshëm
-
emër i gjinisë femërore, numri shumëskók/ë,-a -ë(t) dhe -a(t)
-
▸ pjesa e sipërme e trupit të njeriut dhe të kafshëve, ku ndodhen fytyra, goja, trutë, sytë etj.; krye: kokë njeriu (, dashi); koke; shami koke; me kokë të qethur; nga koka deri te këmbët; më dhemb koka; e zuri koka filloi t’i dhembë koka; ia bëj me kokë i bëj shenjë me kokë; e bëri kokën tullë e qethi kokën krejt; s’ka tru në kokë është i trashë nga mendja; ia prenë kokën e therën; / njësi për të numëruar njerëzit e bagëtinë: taksë për çdo kokë (hist.); (ka) njëqind kokë ; e kokë secilit aq sa i takon; kokë për kokë për secilin; rrogë e kokë.
-
-
kuptim i figurshëm
-
▸ kjo pjesë e trupit të njeriut, si qendra e të menduarit; aftësia e njeriut për të menduar e për të arsyetuar; mendja, mendtë; krye (edhe në disa njësi ): njeri me kokë njeri i mençur; ia mbushi kokën e bindi; ia bëri koka e ka fajin vetë; s’ia preu koka nuk arriti ta kuptojë a ta mendojë mirë; s’kishte kokë; më nxjerr koka tym jam si i hutuar; m’u bë koka (, bozë, përshesh, , tym) më janë ngatërruar mendimet; mbeta i hutuar; m’u bë koka (nga zhurma, nga fjalët e shumta); më koka; më zien koka; më digjet koka (nga telashet); më avullon koka (nga ); m’u hap koka (m’u ça koka) më dhemb koka nga lodhja mendore etj.; na çau kokën na shurdhoi; na mërziti shumë; nuk çan kokën nuk shqetësohet, nuk mërzitet, nuk e lodh mendjen; mos më kokën!; s’di ku kam kokën (nga telashet); s’e ka kokën në vend nuk e ka mendjen fare; i (i kërceu) në kokë (në tru) iu ngul në mendje për të bërë diçka dhe nuk heq dorë; e ka kokën është kokëgdhe; i vjen koka vërdallë; bën sipas kokës bën siç mendon vetë; nuk i merr vesh koka; i ka marrë koka (kryet, mendja) erë punon a vepron pa menduar mirë pasojat; është kokëkrisur; i mbiu në kokë (një ide); ata kanë një kokë ata mendojnë e veprojnë njëlloj; nuk i hyn në kokë; e ka kokën shkëmb është kokëfortë; e ka kokën bosh (plot); është kokë e madhe ai është njeri me dije të shumta; koka bën, koka pëson (fj. u.); kush s’ka kokë ka këmbë (fj. u.) kush nuk e lodh mendjen, do të lodhet më shumë nga ana ; humbi kokën e pyet për flokët (fj. u.).
-
▸ kjo pjesë e trupit, si përfaqësuese e jetës së njeriut; vetja; krye (edhe në një disa njësi ): mik për (me) kokë mik që jep edhe jetën për mikun; lë (jap) kokën për të; la kokën (kryet) në luftë; shpëtoi (rrezikoi) kokën; i iku (i shkoi, i fluturoi) koka e vranë; përgjigjem me kokë; me kokë (me krye) në torbë (në thes) me rrezik të madh; i bëri dëm kokës; ia hëngri kokën (tahmaja) e pësoi nga tahmaja; ia shtypi (ia theu, ia këputi) kokën e asgjësoi, e vrau; theu kokën ra e u vra keq; thyej kokën! shko në djall! vuri kokën në vuri jetën në rrezik të madh; vuri kokën në vuri veten në a në rrezik; për kokën e babait (e djalit)! (betim.); ajo (nëna) ia ka bërë kokën; i ra një mbi kokë; rrit gjarprin të të hajë kokën (fj. u.) thuhet për një njeri që tregohet mosmirënjohës; koka e falur nuk pritet (prov).
-
▸ fillimi i një vargu qeniesh a sendesh: koka e kolonës (e trenit); / edhe pjesa a ana më kryesore e diçkaje: koka e krevatit (e djepit).
-
Sinonime: