krah
26 Krijime letrare me tag "#krah"
REZULTATET E KËRKIMIT:
krah,-u
Përdorimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës, kuptim i figurshëm
-
emër i gjinisë mashkullore, numri shumëskrah,-u -ë(t)
-
▸ secila prej dy gjymtyrëve të sipërme të trupit të njeriut, nga supi deri te dora; veshja që mbulon këto gjymtyrë; secila nga gjymtyrët e sipërme te shpendët, te dhe te disa , që shërbejnë për të fluturuar; flatër: krahu i djathtë (i majtë); krahët e fluturës; hapi (mbylli) krahët; e kapi për krahu; të lumshin krahët! (ur.); iu thafshin krahët! (mallk.); / diçka që u ngjet këtyre gjymtyrëve; fletë: krahët e avionit; krahët e kolltukut anët e kulltukut, ku mbështeten bërrylat; krahu i vinçit (tek.) pjesa që lëviz e vinçit; krahët e lumit anët ose degët e lumit.
-
▸ anë, drejtim; një vend që është pranë atij që flet; ana e diçkaje ku kryhet një veprim: në krahun e majtë majtas; në krahun e ndërtesës përbri ndërtesës; e kam në krah e kam përbri ose pranë; i rri në krah (dikujt) i rri pranë; i morën krahët armikut (usht.); luan me krahët (sport.).
-
-
kuptim i figurshëm
-
▸ edhe sup; kurriz, shpinë (edhe në disa njësi ): me pushkë (me torbë) në krah; i fërkon krahët (kurrizin, shpatullat, zverkun) (keq.) e merr dikë me të mirë, i serviloset; i ktheu (i solli) krahët (shpatullat, kurrizin) (dikujt) e braktisi, kur ai kishte nevojë; nuk e më a nuk kujdeset më për të; flet (vepron) prapa (pas) krahëve flet (vepron) fshehurazi ose tinëz; kthen krahët (gunën) nga fryn era është pa karakter.
-
Sinonime: