lëmë
3 Krijime letrare me tag "#lëmë"
REZULTATET E KËRKIMIT:
lëm/ë,-i
Përdorimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës, i ligjërimit bisedor, kuptim i figurshëm, ndajfolje
- emër i gjinisë mashkullore, numri shumëslëm/ë,-i -énj(të)
- ▸ koha e shirjes së të lashtave dhe vetë shirja e tyre; koha e vjeljes së pemëve; koha e prodhimit të diçkaje: koha e lëmit; në lëmë të grurit (të rakisë, të pemëve); puno sot e paratë në lëmë (fj. u.).
- ▸ zgjua, koshere bletësh.
- ▸ rreth i errët përqark syve; rreth i ndritshëm rrotull hënës a diellit; rreth; njollë e madhe e diçkaje: lëmë gjaku (boje); u bë gjaku lëmë u derdh shumë gjak.
- i ligjërimit bisedor
- ▸ gropë e gjerë, ku gatuhet për të bërë sende të ndryshme; vendi ku hapen, thahen dhe piqen këto sende: lëmi i tullave (i tjegullave); / vend i sheshtë e i hapur, ku grumbullohet a zhvillohet diçka; fushë, shesh: lëmi i barit (i pambukut, i leshit); lëmenjtë e kripës grumbull i madh me kripë; në lëmë të qytetit (të fshatit) në qendër të qytetit (të fshatit); lëmi i burrave (i luftës); ra në lëmë të mejdanit.
- kuptim i figurshëm
- ▸ fushë e veprimtarisë së njerëzve: në lëmin e ekonomisë (e arsimit, e kulturës, e shkencës).
- ndajfolje, i ligjërimit bisedor
- ▸ si plot; grumbull: e gjeti të shtruar lëmë; u mbush vendi lëmë.
Sinonime: