>
LETERSISHQIP
lindje

4 Krijime letrare me tag "#lindje"



REZULTATET E KËRKIMIT:


líndj/e,-a

Përdorimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, i ligjërimit bisedor, përmbledhës, kuptim i figurshëm

  1. emër i gjinisë femërore, numri shumës
    líndj/e,-a -e(t).
    • veprimi sipas foljeve: lindje e parakohshme; vendi i lindjes vendlindja; leja e lindjes.
    • pika e horizontit, ana a vendi nga lind dielli: Lindja e Largët (e Mesme, e Afërt); në lindje të qytetit (të fshatit); fryn erë nga lindja.
  2. i ligjërimit bisedor, përmbledhës
    • foshnja e lindur nga nëna: mjeku pret lindjet; ka pasur pesë lindje; / njerëzit e barkut të vet, pasardhësit; trashëgimtarët: thirri gjithë lindjen e vet.
  3. kuptim i figurshëm
    • edhe koha kur del a kur shfaqet diçka, çasti kur krijohet a kur ngrihet; fillimi i veprimtarisë: lindja e demokracisë.
  4. i ligjërimit bisedor
    • erë e thatë e pa reshje, që fryn nga lind dielli: fryn lindja.

Si folje: lind