>
LETERSISHQIP
mbaj

24 Krijime letrare me tag "#mbaj"



REZULTATET E KËRKIMIT:


mbaj

Përdorimi: folje kalimtare, antonim, kuptim i figurshëm, veta, folje jokalimtare, i ligjërimit bisedor

  1. antonim
    mbaj -ta, -ur
    • e kap me dorë a me një gjë tjetër dhe e shtrëngoj që të mos lëvizë, të mos ikë a të mos veprojë; e ndal, e pengoj; lëshoj: e mbaj fort; e mbaj për dore; mbaj frymën ndal frymëmarrjen; mbaje zogun sa e ke në dorë (fj. u.).
  2. folje kalimtare
    • e bëj të qëndrojë diku ose të rrijë në një gjendje të caktuar: e mbaj dorën lart (kokën ulur); i mbaj dritaret hapur; mbaj gojën mbyllur; e mbajtën dy javë në spital (në punë); mishi të mban gjallë; e mbaj me shpresa (me fjalë); më mban shpresa shpresoj ende; kjo enë e mban gjellën të ngrohtë.
    • e marr, e ndal ose e pranoj dikë a diçka: e mbajti djalin për darkë; ma mbajti kusurin; nuk m’i mbajti dhuratat; e mbajti në punë.
    • jam në gjendje ta ushqej dikë ose ta rrit: mbante pesë fëmijë; e mban në të dorës e mban me gjithë të mirat; / rrit kafshë a shpendë ose kultivoj bimë dhe kujdesem për to: mbante dy mace në shtëpi.
      Shiko gjithashtu:
    • e quaj për dikë a për diçka: e mbanin për trim (për të mençur).
    • flas ose shkruaj për diçka; , zhvilloj: mbajti një fjalim (një ); mbajtën një mbledhje (një ).
      Shiko gjithashtu: , ,
  3. kuptim i figurshëm
    • e marr peshë me duar a në shpinë; e mbart dikë a diçka: e mban në krahë (në qafë); mund ta mbaj në supe; i mban me kamion; / edhe marr diçka me vete dhe e përdor; kam: mbaj letërnjoftimin me vete; mban syze (këpucë me qafa); mban kapele (rroba të çelëta); mban ose shkop (për të ecur); mban disa urdhra e ; rruga mban emrin e heroit kombëtar; e mbaj afër (dikë); e mbajtsh me shëndet! (ur.); e mbaj parasysh e kam parasysh.
      Shiko gjithashtu: , ,
    • edhe i përmbahem diçkaje (një , një detyrimi etj.); zbatoj ose çoj në vend një premtim, një rregull etj.: e mbajti fjalën (premtimin); mban përgjegjësinë e vet; mban kreshmë (ramazan, pehriz).
      Shiko gjithashtu:
    • edhe kam a zë një radhë, një renditje të caktuar: mban radhë; mban vendin e parë; / përkrah dikë, nga ai: mbante anën (krahun) e drejtorit; ia mban këngën.
      Shiko gjithashtu:
    • edhe bie, lëshoj: mban erë të mirë; i mban erë goja; mban erë .
      Shiko gjithashtu:
  4. kuptim i figurshëm, veta
    • edhe përmbaj; ndrydh përbrenda (një ndjenjë etj.), nuk e shfaq; duroj: mbajti lotët (të qeshurën, inatin); di ta mbajë veten; s’e mban dot atë turp; / III është mbështetje për diçka; qëndron, duron: urën e mbajnë këmbëzat; nuk mban më kjo dysheme (ky litar).
  5. folje jokalimtare, i ligjërimit bisedor, kuptim i figurshëm
    • edhe nisem a shkoj në një drejtim të caktuar; vete: ia mbajti drejt (majtas, për Durrës); nuk di nga t’ia mbajë s’di nga të shkojë; s’di ç’të bëjë nga që e ka zënë; / edhe drejtoj sytë a përqendroj vëmendjen diku; ia drejtoj në një pikë: mbante vështrimin nga rruga; aty e mbante mendjen; ia mbajti në lule të ballit (fig.) e qëlloi me diçka në lule të ballit.
      Shiko gjithashtu:
  6. i ligjërimit bisedor
    • e jap ose e shes me një çmim të caktuar: e mbante shtrenjtë.
  7. veta
    • III zgjat në kohë; vazhdon, qëndron gjatë: mbledhja (rruga, shiu) mbajti dy orë; bateria (kurdisja) nuk mbajti shumë; koha (moti) mbajti butë.
    • kam fuqi a mundësi të përballoj diçka; III nxë: mbaj deri në pesëdhjetë kile; mban dy litra; mban shumë ai (fig.) duron shumë.