>
LETERSISHQIP
mendje

24 Krijime letrare me tag "#mendje"



REZULTATET E KËRKIMIT:


méndj/e,-a

Përdorimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, kuptim i figurshëm

  1. emër i gjinisë femërore, numri shumës
    méndj/e,-a -e(t)
    • aftësia për të menduar, për të njohur dhe për të pasqyruar botën, mend; truri si qendër e të menduarit; mendimi (edhe në disa njësi ): i hollë (i mprehtë) nga mendja; aq ia pret mendja; nuk e lodh mendjen; e bluan në mendje; jam i një mendjeje; ndërroi mendje hoqi dorë nga mendimi i mëparshëm; ia ktheu (ia ndërroi) mendjen (dikujt); e ka lënë mendja është bërë budalla; është prishur nga mendtë, është çmendur; jam me dy mendje; nuk ia dinin mendjen; e ndava mendjen e vendosa; / kujtesë, mend: më dha një mendje; e ruaj në mendje; e fshiu nga mendja; nuk më hiqet nga mendja; rrah mendjen mendohem mirë e mirë për diçka, e lodh mendjen; ka rrëshqitur nga mendja ka luajtur mendsh; vete (shkoj) me mendje (me mendimin) se… kujtoj ose besoj se...
      Shiko gjithashtu:
    • kujdesi a vëmendja që tregojmë për dikë a për diçka; vëmendje: ki mendjen! ki kujdes!; atje i rri mendja; / këshillë, mësim: i jap një mendje.
    • qëllim, synim: nuk ia di mendjen; ka mendje të ; ia njoh mendjen.
      Shiko gjithashtu:
  2. kuptim i figurshëm
    • njeriu dhe shkalla e aftësisë së tij mendore: mendje e madhe (e ndritur); i pjell mendja është i zoti për të krijuar gjera të reja ose për të gjera të paqena; trillon; nuk ma priste mendja se… nuk më shkonte mendja që…; ia pret mendja është i zgjuar; ta pret mendja! sigurisht, natyrisht, vetëkuptohet.
      Shiko gjithashtu: