mish
1 Krijime letrare me tag "#mish"
REZULTATET E KËRKIMIT:
mish,-i
Përdorimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës
-
emër i gjinisë mashkullore, numri shumësmish,-i -ra(t)
-
▸ pjesë e tultë e trupit të njeriut a të kafshëve, që mbështjell eshtrat; trupi lakuriq i njeriut: mishi i dhëmbëve trysat; mish i huaj (mjek.) ; ngjyrë mishi; ia nxiu mishrat e rrahu fort; ka vënë (ka lidhur) mish është shëndoshur shumë; s’i ka mish është shumë i dobët (zakonisht për kafshë); më dhembin mishrat; këput mish dëmtoj ndonjë muskul a nga një punë a peshë e rëndë; mbeti në mish mbeti lakuriq; s’ndahet mishi prej thoit (fj. u.) thuhet për dy vetë që janë të lidhur shumë miqësisht njëri me tjetrin.
-
▸ kafshë e therur ose e caktuar për t’u therur; copë nga mishi i një kafshe: mish i trashë mish ; mish i tharë pastërma; mish i grirë; mish (lope, qengji, pule); lëng mishi; ther dy mishra; ble mish; dasmë pa mish nuk ka (fj. u.); edhe mishi të piqet, edhe të mos digjet (fj. u.) të bëjmë një punë pa dëmtuar tjetrën; çdo mish varet nga këmbët e veta (fj. u.) secili përgjigjet për punën e vet, prandaj çdo njeri duhet trajtuar veçan.
-
▸ tuli i frutave: mishi i mollës (i pjeshkës).
-
Sinonime: