>
LETERSISHQIP
ngjit

1 Krijime letrare me tag "#ngjit"



REZULTATET E KËRKIMIT:


ngjit (ngjis)I

Përdorimi: folje kalimtare, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor, folje jokalimtare, veta

  1. folje kalimtare
    ngjit (ngjis)I -a, -ur
    • bashkoj një gjë te një tjetër me zamkë, me tutkall etj.; bashkoj dy pjesë prej metali duke i salduar; bashkoj pjesët e këputura a të thyera të diçkaje; bashkoj dy gjëra duke i qepur a duke i mbërthyer: ngjit (shpallje); ia ngjitën kockën e thyer.
      Shiko gjithashtu:
    • bashkoj fort pas diçkaje; e afroj shumë sa të takohet me një tjetër: e ngjiti pas murit; i ngjiti dhëmbin e kafshoi.
    • i vë emrin; i vë një emër të dytë a një , quaj: ia ngjitën emrin Agim.
      Shiko gjithashtu:
  2. kuptim i figurshëm
    • ia kaloj një tjetri sëmundjen nga e cila vuaj; e bëj ta zërë një ndjenjë që e kisha vetë: i ngjiti gripin; ua ngjiti gëzimin (të qeshurën, frikën).
    • ia vë fajin a përgjegjësinë dikujt pa të drejtë, ia vesh: ia ngjiti fajin shokut.
  3. i ligjërimit bisedor
    • e qëlloj me diçka: ia ngjiti me shuplakë.
  4. folje jokalimtare, veta
    • III ka aftësinë të bashkojë dy gjëra që të mos ndahen; zë vend mirë dhe nuk shqitet lehtë: kjo zamkë nuk ngjit; më ngjiti këmba në .
      Shiko gjithashtu:
    • III më shijon e më shkon mirë një ushqim: nuk më ngjiti buka.