njoh
16 Krijime letrare me tag "#njoh"
REZULTATET E KËRKIMIT:
njoh
Përdorimi: folje kalimtare
- folje kalimtarenjoh -a, -ur
- ▸ fitoj dije të përpikta a njohuri të gjithanshme; e di mirë diçka, e zotëroj: njoh botën; e njeh historinë (letërsinë, muzikën); e njeh mirë zanatin; njeh shumë gjuhë; e njeh me rrënjë e me degë e di thellë e me imtësi; s’e njeh historia (fig.); / pranoj qenien e diçkaje: ia njoh të drejtat (meritat); e njohën qeverinë (zyrtarisht); nuk e njeh për vëlla (për bir).
- ▸ e di se kush është, marr vesh si është dhe ç’veti a ka; di ta shquaj nga të tjerët; përcaktoj mirë vetitë a cilësitë e dikujt a të diçkaje; e vlerësoj për këto veti a : a e njeh?; e njoh me rrënjë e njoh shumë mirë; njeh shumë ka shumë të njohur; e njohu nga zëri; e njoh për trim (për të zgjuar); e njoh rakinë (verën); kur m’u dogjën , njoha miqtë dhe (fj. u.).
- ▸ e provoj vetë në jetë, përjetoj: nuk ka njohur gëzim në familje.
- ▸ e bëj të njohur a e paraqit dikë tek të tjerët; vë në dijeni për diçka: e njohu me njerëzit e vet; i njoh me përmbajtjen e një vepre.
- ▸ marr parasysh; kam: nuk njeh lodhje; s’e njeh frikën.
Sinonime: