>
LETERSISHQIP
pikë

23 Krijime letrare me tag "#pikë"



REZULTATET E KËRKIMIT:


pík/ë,-a

Përdorimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, numri njëjës, kuptim i figurshëm, fjalë në gjeometri, fjalë në fizikë, i ligjërimit bisedor, fjalë në mjekësi, me kuptim mospërfillës, ndajfolje

  1. numri njëjës, kuptim i figurshëm
    pík/ë,-a -a(t)
    • fare i vogël uji a i një lëngu tjetër: pikë shiu (, loti, djerse, vaji); me pika; deri në pikën e fundit të gjakut (fig) deri në vdekje; pika (cirka) shpon gurin (fj. u) me punë e me përpjekje të vazhdueshme arrihet gjithçka; / (me numërorin një, me përemrin e pacaktuar asnjë, me pjesëzën pa) sasi fare e vogël e diçkaje; një , një grimë: nuk mbeti (asnjë) pikë nuk mbeti fare; pa pikë turpi (pikën e turpit) pa turp fare; pa pikë dyshimi (përgjegjësie, kuptimi) pa asnjë dyshim (përgjegjësi, kuptim).
      Shiko gjithashtu: , , ,
  2. emër i gjinisë femërore, numri shumës
    • vrimë nga e cila pikon diçka: zë e çatisë.
      Shiko gjithashtu:
    • shenjë a njollë e vogël me ngjyrë të ndryshme nga ajo e sipërfaqes së diçkaje: pikë e zezë (e kuqe); fytyrë me pika; pulë me pika; fustan me pika.
    • shenjë (.) që përdoret: si shenjë pikësimi në gjuhësi, si shenjë shumëzimi a ndarjeje etj. në matematikë, si shenjë që i shton një note muzikore edhe gjysmën e vlerës, si shenjë e tingullit të shkurtër në alfabetin etj.: pika dhe presja; dy pika; pikë çuditëse pikëçuditje; e heshtjes (e pezullimit) shumëpikëshi; dhjetë pikë pesë (10.5) dhjetë e pesë të dhjetat (e gjysmë); pikë vijë ( . -).
      Shiko gjithashtu: , ,
    • vend; skaj; drejtim, anë: pikë zjarri () (usht.); pikë turistike; në çdo pikë të Shqipërisë (të rruzullit); e horizontit (gjeogr.).
      Shiko gjithashtu: ,
    • çështje e veçantë për t’u trajtuar, për t’u zgjidhur etj.; drejtim, anë: e diskutimit; nuk e preku atë pikë; u ndal në një pikë.
      Shiko gjithashtu:
  3. fjalë në gjeometri
    • vendi i përfytyruar në hapësirë, ku takohen a priten dy vija.
  4. fjalë në fizikë
    • kufiri i temperaturës, ku fillon ndryshimi i gjendjes së një lënde: pika e ngrirjes (e shkrirjes, e vlimit).
  5. numri shumës, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor
    • -ë(t) njësi për të vlerësuar një sportive, një klasifikim etj.; vlerësim miratues për dikë a për diçka; lëvdatë: me pikë të barabarta; tabela e pikëve; fitoi pikë iu ngrit vlera para të tjerëve; i humbi pikët nuk e gëzon më nderimin a besimin që ka pasur.
      Shiko gjithashtu:
  6. numri njëjës, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor
    • gjendje (zakonisht e keqe); shkallë e zhvillimit; cak; shkalla më e lartë e një dukurie; kulmi a mesi i diçkaje; pjesa më e mirë a më e zgjedhur, , , lulja: pika kulmore e veprimit; s’ka vajtur deri në atë pikë; në pikë të vapës (të verës, të dimrit); që në pikë të mëngjesit shumë herët; në pikë të moshës në lulen e rinisë; pika e djemve.
      Shiko gjithashtu: ,
  7. numri njëjës, fjalë në mjekësi, me kuptim mospërfillës
    • sëmundje që shkaktohet nga gjakrrjedhja në tru dhe që sjell vdekje të menjëhershme ose paralizë, ; vdekje e menjëhershme nga ndalimi i zemrës: pika e diellit (sëmundja e diellit) sëmundje e shkaktuar nga goditja prej rrezeve të diellit, me dhembje koke, marrje mendsh, të vjella etj.; të rëntë pika! (mallk.); pika që s’i bie! (mallk.) i rëntë pika!; turp të ketë!; i ra pika (fig.) u prek, u pikëllua shumë (kur dëgjoi diçka të papritur).
      Shiko gjithashtu:
  8. ndajfolje, i ligjërimit bisedor
    • si në mënyrë të padiskutueshme, prerazi: nuk vij dhe pikë