>
LETERSISHQIP
prish

0 Krijime letrare me tag "#prish"



REZULTATET E KËRKIMIT:


prish

Përdorimi: folje kalimtare, kuptim i figurshëm, antonim, i ligjërimit bisedor, veta

  1. kuptim i figurshëm, antonim
    prish -a, -ur
    • e rrëzoj përdhe diçka të ndërtuar; rrënoj, shemb; e zbërthej dhe e dëmtoj diçka, e nxjerr jashtë përdorimit; edhe shkatërroj; ndreq: prish shtëpinë (muret, gardhin); e prishën vendin (ekonominë); ua prishën (synimet); po nuk prishe nuk ndërton (fj. u.); prish shtëpi e bëj kasolle (fj. u.) prish diçka të madhe e me vlerë për diçka të vogël e më vlerë të paktë.
      Shiko gjithashtu:
  2. folje kalimtare
    • shkriftoj, shprish; shthur: prish leshin; prish trikon.
    • fshij atë që është shkruar; shuaj duke i hequr një vijë përsipër: e prishi me gomë; ia prishi emrin në .
      Shiko gjithashtu:
    • , shpenzoj: mos prish para kot!; kush merr shtatë e prish tetë, s’ka nevojë për (fj. u.).
      Shiko gjithashtu: ,
    • ndërpres e mira me dikë; ndërpres një marrëveshje, nuk e zbatoj më: e prishën miqësinë (krushqinë); e prishën besëlidhjen (kontratën).
      Shiko gjithashtu:
    • ndërpres rrjedhën e rregullt a zhvillimin e mëtejshëm të diçkaje; i jap një drejtim tjetër; ia ndryshoj gjendjen a qëndrimin: e prishi qetësinë (heshtjen); ma prishi gjumin; ia prishi drejtimin (drejtpeshimin).
    • e kundërshtoj; nuk ia plotësoj një dëshirë; ia kthej: s’ia prish kurrë të atit; ma prishe qejfin; s’di kujt t’ia prishë e kujt t’ia ndreqë.
  3. kuptim i figurshëm
    • edhe e ngatërroj, e çrregulloj, e pështjelloj: m’i prishi flokët era; ma prishi këngën; e prishi punën.
    • i bëj keq dikujt a e dëmtoj diçka; e keqësoj; bëj që të humbasë shëndetin e bukurinë; shëmtoj; bëj që të humbasë vlerën a cilësitë e mira ; ; shthur: ngrica i prishi bimët; drita e fortë t’i prish sytë; ia prishi shëndetin (bukurinë); ia prishi shijen; fjalët e huaja të panevojshme e prishin gjuhën; e ka prishur paraja; njeriu i keq prish edhe të tjerët.
      Shiko gjithashtu: ,
  4. i ligjërimit bisedor
    • shtrembëroj fytyrën, buzët etj. nga një dhembje, nga një pakënaqësi etj.
    • thyej para, shkoq: prish qindëshen.
    • zhvirgjëroj.
  5. veta, kuptim i figurshëm
    • III bën që të kalbet, të thartohet, të qelbet etj. (për pemët, , mishin etj.); ndot ajrin; ndyn, fëlliq.
      Shiko gjithashtu:
  6. veta
    • III e bën me të ftohta a me reshje (klimën, motin); e bën me dallgë (detin etj.): e prishi kohën.
      Shiko gjithashtu: