>
LETERSISHQIP
rrëzë

6 Krijime letrare me tag "#rrëzë"



REZULTATET E KËRKIMIT:


rrëz/ë,-a I

Përdorimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, fjalë në anatomi, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor

  1. emër i gjinisë femërore, numri shumës
    rrëz/ë,-a I -a(t)
    • fundi i një mali, i një kodre etj. ose i diçkaje që është e ngulur a e mbështetur në tokë: rrëza e malit; rrëza e murit; e preu pemën deri në rrëzë; nuk ka majë pa rrëzë (fj. u.) askush e asgjë nuk mund të zhvillohet pa pasur një themel të shëndoshë; / vend që shtrihet në fund të një mali: rrëza e Korçës; fshatrat e rrëzës.
  2. fjalë në anatomi
    • fundi i një gjymtyre ose i një organi aty ku lidhet: rrëza e kofshës; në rrëzë të veshit shumë afër, fare pranë.
  3. kuptim i figurshëm
    • pjesë e futur në skaj të një vendi ose të diçkaje të mbyllur; edhe , cep; qoshe: rrëzat e shtëpisë (e qytetit); rrëzat e arkës; njeri i rrëzave (keq.) rrëzak; fshihet (futet) rrëzave; është nga rrëza është nga lagjet e të varfërve, është i varfër.
      Shiko gjithashtu:
  4. i ligjërimit bisedor
    • rrënjë (bime): një rrëzë ulliri; lëshon rrëza.