>
LETERSISHQIP
rrjedh

5 Krijime letrare me tag "#rrjedh"



REZULTATET E KËRKIMIT:


rrjedh

Përdorimi: folje jokalimtare, veta, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor, me kuptim mospërfillës

  1. veta
    rrjedh rródha, rrjédhur
    • III ecën duke rrëshqitur mbi një sipërfaqe (për ujin dhe lëngjet e tjera); kalon nëpër një vend, përshkon (për lumenjtë a përrenjtë); del e rrëshqet (për lotët, gjakun etj.): rrjedh lumi i qetë; burim që rrjedh nën tokë; Drini rrjedh nëpër Shqipërinë Lindore e Veriore; rrjedh gjaku në ; i rridhte djersa çurkë.
      Shiko gjithashtu:
  2. folje jokalimtare
    • nuk e mban ujin, një lëng etj.; pikon: rrjedh kova; rrjedh ; i rrjedhin sytë i lotojnë sytë.
      Shiko gjithashtu:
  3. veta, kuptim i figurshëm
    • III kalon shpejt ose pa u ndier, rrëshqet (për kohën, për jetën); ngjet, ndodh, bëhet (një ngjarje etj.): rrjedhin ditët (muajt, vitet); si rrodhën ngjarjet (punët)?
    • III kalon a shtjellohet pa ndërprerje dhe lirisht (për fjalët, për mendimet etj.): biseda rridhte qetë-qetë; i rrjedh goja flet lirisht.
  4. kuptim i figurshëm, veta
    • e kam prejardhjen nga një familje, nga një fis, nga një popull, nga një mjedis i caktuar etj.; III e ka prejardhjen a vjen prej diçkaje; edhe vjen si pasojë e diçkaje, buron; del: shqiptarët rrjedhin nga ; detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja; nga ajo rrodhën të gjitha të këqijat.
      Shiko gjithashtu:
  5. kuptim i figurshëm
    • : rrodhi i gjithë fshati.
      Shiko gjithashtu:
    • humbet pak nga pak (një lëndë e parë, një mall etj. gjatë punës, gjatë qarkullimit etj.).
  6. kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor, me kuptim mospërfillës
    • matufosem: ka rrjedhur në pleqëri.