>
LETERSISHQIP
shikoj

8 Krijime letrare me tag "#shikoj"



REZULTATET E KËRKIMIT:


shik/ój

Përdorimi: folje kalimtare, folje jokalimtare, pasthirrmë, i ligjërimit bisedor

  1. folje jokalimtare
    shik/ój -óva, -úar
    • i hedh sytë dikujt a diçkaje; dalloj diçka me sy; hedh vështrimin diku, : shikoj detin; shikoj larg; shikonte nga dritarja; ç’më shikon ashtu?
      Shiko gjithashtu:
    • vërej me kujdes; kërkoj të gjej atë që më intereson; edhe shoh; urdh. dëgjo; ki parasysh a kujdes: shikoj gazetat; nuk e shikon dielli; shiko këtu!; shiko, hap sytë!; mos i shiko gunën, po shikoji punën (fj. u.); bëj atë që duhet, mos shiko se ç’thuhet! (fj. u.).
  2. folje kalimtare
    • kujdesem për dikë a për diçka; ruaj: shiko shtëpinë!; shikoji pleqtë!
  3. pasthirrmë, i ligjërimit bisedor
    • si përdoret për të tërhequr vëmendjen e dikujt, për të shprehur habi, për të kërcënuar dikë: shiko si mburret!; shiko kush na qenka!