>
LETERSISHQIP
shtroj

0 Krijime letrare me tag "#shtroj"



REZULTATET E KËRKIMIT:


shtr/ój

Përdorimi: folje kalimtare, folje jokalimtare, veta, kuptim i figurshëm

  1. folje jokalimtare, veta
    shtr/ój -óva, -úar
    • hedh e shtrij diçka mbi një send për ta mbuluar a diku për të ndenjur ose për punë tjetër; hap, ndej: shtroj kashtë (rërë); shtroj dyshekun (qilimin); shtroj parketin (rrugën); shtruan shinat; si të shtrosh, ashtu të mbulojnë (fj. u.); vë njërin mbi tjetrin a palë-palë: shtroj petët; shtroj speca (turshi); / III formon një shtresë dhe mbulon vendin: shtroi bora.
  2. folje kalimtare
    • i vë përpara dikujt gjëra për të ngrënë e për të pirë: shtroi drekën.
    • e çoj një të sëmurë në spital për kurim; e bëj të rrijë në shtrat: e shtroi gripi; / vë klloçkën në furrik për të ngrohur vezët.
    • e me forcë, e bëj të bindet, të sillet mirë, të zbutet etj. me dhunë a me detyrim; e thyej, e mbledh, e bëj të urtë a të butë: e shtroi vendin; shtroj kalin; e shtroi puna; / e vë të punojë njëfarë kohe për provë: shtroj makinën.
      Shiko gjithashtu:
    • ul, sheshoj; shtrij, ; rrafshoj: shtroj flokët.
      Shiko gjithashtu:
  3. kuptim i figurshëm
    • i paraqit dikujt çështje për shqyrtim a për zgjidhje: e shtroi shqetësimin në mbledhje; shtroi një pyetje.
  4. folje jokalimtare, kuptim i figurshëm
    • e bëj diçka më , pa u ngutur e për një kohë të gjatë; edhe bëhet a ndodh ngadalë, pa pushim e qetë: e shtroi muhabetin (vrapin); e shtruan lojën; shtroi shiu.
      Shiko gjithashtu: