>
LETERSISHQIP
sipërfaqe

1 Krijime letrare me tag "#sipërfaqe"



REZULTATET E KËRKIMIT:


sipërfáq/e,-ja

Përdorimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, kuptim i figurshëm, fjalë në gjeometri

  1. emër i gjinisë femërore, numri shumës
    sipërfáq/e,-ja -e(t)
    • ana e jashtme e një trupi, që e kufizon atë si diçka më vete; faqja e sipërme: sipërfaqe e rrafshët; sipërfaqja e Tokës; sipërfaqja e detit (e liqenit); doli mbi sipërfaqe.
    • shtrirja e diçkaje në hapësirë; hapësira brenda kufijve të një vendi, e zënë me diçka a e caktuar për diçka, që matet zakonisht me njësi katrore; : sipërfaqja e Shqipërisë; sipërfaqe banimi.
      Shiko gjithashtu:
  2. kuptim i figurshëm
    • ana e jashtme më e dukshme e gjërave, që nuk zbulon thelbin e tyre: i shikon gjërat në sipërfaqe.
  3. fjalë në gjeometri
    • pjesë e një rrafshi e kufizuar në çdo anë nga një vijë e thyer ose e lakuar, që shprehet me njësi katrore si shumëzim i gjatësisë e i gjerësisë: sipërfaqja e katrorit (e trekëndëshit).