sistem
1 Krijime letrare me tag "#sistem"
REZULTATET E KËRKIMIT:
sistém,-i
Përdorimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës, i ligjërimit bisedor
-
emër i gjinisë mashkullore, numri shumëssistém,-i -e(t)
-
▸ rregull sipas të cilit janë vendosur a veprojnë pjesët e një tërësie; mënyra e rregullt sipas së cilës i vëmë, i ndërtojmë etj. gjërat: sistemi i mbrojtjes; fshat i ndërtuar me sistem.
-
▸ tërësi pjesësh, elementesh, pajisjesh, që kanë lidhje të ngushta dhe kryejnë një punë: sistemi nervor (anat.); sistemi rrënjor i bimës (bot.); sistemi periodik i elementeve (kim.) klasifikimi natyror i elementeve kimike, që mbështetet në ligjin periodik; sistemi i shqipes (gjuh.); sistemi diellor (astr.); sistemi monetar (valutor) (fin.); sistemi energjetik; sistemi ujitës; sistemi rrugor (i transportit); sistem shumëfazësh (elektr.); sistem (elektr.); sistem ngrohjeje.
-
▸ tërësia e njësive administrative, ekonomike, kulturore etj. të lidhura nga ana organizative dhe me detyra të njëllojta; rrjet: një sistem i gjerë ambulancash.
-
-
i ligjërimit bisedor
-
▸ tërësi e metodave dhe e mënyrave që zbatohen sipas disa rregullave e parimeve të ngulitura për të bërë a për të arritur diçka; rregull i ngulitur për të bërë një punë, metodë: sistemi i notave; sistemi i zgjedhjeve; me sistem rrethi (sport.) duke i bërë të gjitha ndeshjet ndërmjet skuadrave një për një për të përcaktuar fituesin; e ka bërë sistem pune.
-
Sinonime: