themel
4 Krijime letrare me tag "#themel"
REZULTATET E KËRKIMIT:
themél,-i
Përdorimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës, fjalë në gjeometri, kuptim i figurshëm, kryesisht
- emër i gjinisë mashkullore, numri shumësthemél,-i -e(t)
- ▸ pjesa e poshtme e një trupi, e një sendi etj. mbi të cilën mbështeten a vendosen pjesët e tjera të tij ose mbi të cilën qëndron trupi, sendi etj.; pjesa e fundit e një pajisjeje etj.
- fjalë në gjeometri
- ▸ bazë.
- kuptim i figurshëm, kryesisht, numri shumës
- ▸ ajo që shërben si mbështetje a si bazë ku zë , formohet, ngrihet a zhvillohet diçka; a njohuritë themelore në një fushë të dijes: themeli i përparimit (i zhvillimit); me themel në mënyrë të thellë e të qëndrueshme; me rrënjë; themelet e gjuhës letrare kombëtare; mbi themele prej balte mbi baza jo të forta, i paqëndrueshëm; i ka themelet në rërë nuk ka mbështetje të sigurt, nuk është i qëndrueshëm; vuri (hodhi) themelet (e diçkaje) themeloi diçka; deri në themel krejtësisht; me rrënjë; që nga themeli; që nga themeli që nga fillimi fare; krejtësisht; me rrënjë.
Sinonime: