>
LETERSISHQIP
thyej

3 Krijime letrare me tag "#thyej"



REZULTATET E KËRKIMIT:


thýej

Përdorimi: folje kalimtare, veta, kuptim i figurshëm, folje jokalimtare

  1. folje kalimtare
    thýej théva, thýer
    • e ndaj një gjë në copa; e copëtoj a e diçka të ngurtë, të fortë etj.: thyej vezët (arrat); theu këmbën.
      Shiko gjithashtu:
    • e përkul a e lakoj diçka; e bëj më dysh etj., e palos: thyej trupin (mesin, gjunjët).
    • kthej një monedhë në njësi monetare më të vogla, shkoq; kthej paratë e huaja në para vendi; e një çek me para: theu një pesëmijëshe; i theu në euro.
      Shiko gjithashtu:
    • (me trajtë të shkurtër përemërore) i pres ose i pakësoj forcat dikujt a diçkaje, e bëj të pafuqishëm, e dobësoj etj.; nuk e lë të veprojë si më parë; ia ul vlerën, madhësinë etj.: e theu sëmundja (mosha, pleqëria); e theu urinë.
  2. veta
    • III përthyen: e thyen dritën.
      Shiko gjithashtu:
  3. kuptim i figurshëm
    • veproj kundër diçkaje që pengon zhvillimin, e hedh poshtë atë; shkatërroj diçka të keqe: thyem e vjetra; / prish a shkel diçka të pranuar ose të vendosur që më parë, e ha, e mohoj (për fjalën, besën etj.); shkel a diçka, nuk e zbatoj: nuk e thyen besën; thyej disiplinën.
      Shiko gjithashtu: ,
    • e mund dikë në luftë, në etj.; e mposht diçka, e përballoj dhe e kapërcej me sukses: e thyen armikun; e theu mbrojtjen (sulmin) e kundërshtarit; nuk e theu dot me para (dikë) nuk e bleu a nuk e bëri dot për vete as me para.
      Shiko gjithashtu:
    • arrij të tejkaloj diçka, kapërcej caqet e vendosura a të arritura më parë: thyen parashikimet; theu rekordin.
  4. folje jokalimtare, veta, kuptim i figurshëm
    • III po mbaron: po thyen dita (nata).